Ndërlidhjet

Partia Komuniste e Kinës bën përgatitjet finale për tranzicion


Ilustrim
Ilustrim
Anëtarët e lartë të Partisë Komuniste të Kinës kanë nisur takimin e tyre final, në prag të tranzicionit të pushtetit.

Sesioni, me dyer të mbyllura, pritet të zgjasë deri në katër ditë.

Në Kongresin e 18-të të Partisë Komuniste, i cili do të mbahet më 8 nëntor, presidenti Hu Jintao pritet të japë dorëheqje nga posti i kreut të partisë, për të dorëzuar përgjegjësitë te udhëheqja e re.

Tranzicioni i tillë bëhet një herë në dhjetë vjet.

Hu do të pasohet nga nënpresidenti Xi Jinping.

Zëvendëskryeministri Li Keqiang pritet të zëvendësojë kryeministrin në largim, Wen Jiabao.
XS
SM
MD
LG