Ndërlidhjet

Së paku 102 të vrarë nga Sandy


Pasojat e Sandyt në Nju Jork
Pasojat e Sandyt në Nju Jork
Stuhia shkatërruese Sandy, e cila këtë javë ka goditur bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, ka marrë së paku 102 jetë njerëzish.

Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në Nju Jork.

Sandy ka arritur të hënën në bregun lindor të SHBA-së nga rajoni i Karaibeve, ku ka lënë afro 70 persona të vrarë.

Më së rëndi janë goditur Nju Jorku dhe Nju Xhërsi, ku dëmet materiale kanë kapur vlerën e dhjetëra miliardave dollarë.

Stuhia ka bërë që miliona njerëz të evakuohen dhe të mbesin pa energji elektrike. Ajo po ashtu ka përmbytur stacionet e metrosë dhe tunelet nëntokësore, ka anuluar mijëra fluturime, ka ndërprerë fushatën presidenciale e të tjera.
XS
SM
MD
LG