Ndërlidhjet

Vizitë e papritur e Montit në Afganistan


Kryeministri italian Mario Monti
Kryeministri italian Mario Monti
Kryeministri italian Mario Monti ka arritur në Afganistan në një vizitë të paparalajmëruar kontigjentit italian të NATO-s që shërben në provincën perëndimore të Heratit.

Ai pastaj planifikon që të udhëtojë në Kabul për të biseduar me presidentin afgan Hamid Karzai.

Italia i ka 3 mijë e 500 trupa në Afganistan dhe planifikon t’i tërheqë ato- me pjesën tjetër të trupave të koalicionit të udhëhequr nga NATO- në fund të 2014-ës.

AFP raporton se 52 italianë janë vrarë gjatë luftës 11 vjeçare kundër kryengritësve talibanë.
XS
SM
MD
LG