Ndërlidhjet

Qeveria greke prezanton masa të reja kursimi


Kryeministri grek, Antonis Samaras.
Kryeministri grek, Antonis Samaras.
Qeveria greke pritet të paraqesë para parlamentit një paketë të re masash shtrënguese.

Paketa e kryeministrit Antonis Samaras parasheh 13.5 miliardë euro shkurtime shpenzimesh, si dhe masa që ua bëjnë më të lehtë kompanive të punësojnë dhe shkarkojnë punëtorë.

Sindikatat e sektorit publik dhe privat të Greqisë do të nisin të martën grevën 48-orëshe kundër legjislacionit.

Gazetarët, mjekët dhe punonjësit e transportit pritet po ashtu të ndërpresin punën.

Miratimi i reformave dhe kalimi i buxhetit të vitit 2013 janë vendimtare për të zhbllokuar këstin e ndihmës ndërkombëtare për Greqinë, në vlerë prej 31.5 miliardë eurosh.

Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore i kanë kërkuar Greqisë të zbatojë masa të rrepta kursimi, si kusht për të siguruar ndihmën që do ta ndihmonte atë në përballimin e krizës së borxheve.
XS
SM
MD
LG