Ndërlidhjet

Ushtria izraelite vret një palestinez


Izrael
Izrael
Ushtarët izraelitë kanë vrarë një palestinez në kufi me Rripin e Gazës. Mediat palestineze thonë se 20-vjeçari është qëlluar pasi i është afruar një gardhi kufitar.

Burimet spitalore në Rripin e Gazës thonë se viktima ka qenë e sëmurë menatlisht.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka konfirmuar vrasjen e palestinezit. Ai ka thënë se ushtarët i kanë tërhequr vërejtjen me të shtëna paralajmëruese, porse “viktima ka vazhduar të ecë drejt territorit izraelit”.

Ka shqetësime se palestinezët mund t’i hakmerren Izraelit.

Rripi i Gazës kontrollohet nga grupi militant islamik Hamasi që nga viti 2004.
XS
SM
MD
LG