Ndërlidhjet

Netanyahu dhe ushtria, përplasje lidhur me sulmet ndaj Iranit


Benjamin Netanyahu - Kryeministër I Izraelit

Benjamin Netanyahu - Kryeministër I Izraelit

Një dokumentar televiziv izraelit thotë se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak ishin kundërshtuar nga ushtria, kur liderët në vitin 2010 kishin urdhëruar ushtrinë që të përgatitej për një sulm ndaj lokacioneve bërthamore të Iranit.

Fragmente të dokumentarit, të lëshuara sot, tregojnë se shefi i atëhershëm i ushtrisë, Gabi Ashkenazi si dhe kreu i Mossadit, Meir Dagan, e kishin vënë në pikëpyetje urdhërin.

Raporti thotë se Dagan, i cili tani është në pension, akuzoi Netanyahu-në dhe Barakun në vitin 2010 se kishte provuar që të hynte në luftë në mënyrë ilegale, pa aprovimin e kabinetit qeveritar.

Së fundmi Netanyahu dhe Barak dhanë sinjale se një sulm ndaj Iranit nuk është i pashmangshëm.
XS
SM
MD
LG