Ndërlidhjet

Koreja e Jugut mbyllë dy reaktorë bërthamorë


Ilustrim
Ilustrim
Koreja e Jugut ka mbyllur sot dy reaktorë bërthamorë për t’i zëvendësuar përbërësit që nuk kanë qenë të verifikuar si duhet.

Ministri i Ekonomisë, Hong Suk-woo tha se këta janë përbërës “jobërthamor” dhe nuk paraqesin kërcënim të sigurisë.

Ai tha se më shumë se 5000 përbërës, që përfshijnë siguresa, ftohëse dhe çelësa të ndryshëm, duhet të zëvendësohen, pasi që nuk i posedojnë certifikatat e duhura ndërkombëtare.

Dy reaktorët në fjalë ndodhen në kompleksin bërthamor Yeonggwang, në jugperëndim të vendit.
XS
SM
MD
LG