Ndërlidhjet

IAEA: Irani po refuzon të japë hollësi për programin bërthamor


 Yukiya Amano

Yukiya Amano

Shefi bërthmor i Kombeve të Bashkuara tha sot se Irani është duke refuzuar të japë hollësi për aktivitetet e veta bërthamore.

Yukio Amano, kryetar i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), i bëri këto komente sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Amano tha se bisedimet me Iranin janë intensifikuar këtë vit, pas një raporti të agjencisë, të publikuar në nëntor të vitit të kaluar, që thoshte se “kishte informacione të besueshme se Irani kishte ndërmarrë aktivitete relevante në zhvillimin e pajisjeve shpërthyese bërthamore”.

Por ai shtoi se përpjekjet për ta bindur Iranin që të japë informata shtesë lidhur me programin e tij bërthamor nuk kanë prodhuar rezultate konkrete.

Teherani thotë se zhvillimi i programit të tij bërthamor bëhet për qëllime civile.
XS
SM
MD
LG