Ndërlidhjet

Rrjeti televiziv CNN, në bazë ta parashikimeve të tij, ka njoftuar se presidenti aktual, Barack Obama, ka fituar zgjedhjet presidenciale në shtetin e Vermontit.

Vermonti ka tre vota elektorale dhe vlerësohet të jetë në masë të madhe mbështetës i Obamës.

Po sipas parashikimeve të CNN-it, Romney ka fituar në Kentaki, i cili numëron tetë vota elektorale.

Për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara, kandidati duhet të sigurojë të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor.
XS
SM
MD
LG