Ndërlidhjet

Obama 64 vota elektorale; Romney 40


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Votimet për presidentin e ardhshëm kanë përfunduar në më shumë se gjysmën e shteteve të Amerikës.

Në bazë të rezultateve partiake dhe exit polleve, presidenti aktual, Barack Obama, ka fituar 64 vota elektorale, ndërsa kundërkandidati i tij, Mitt Romney 40.

Kandidatit i duhen të paktën 270 vota elektorale për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në orën 02:00 (sipas kohës në Evropë) kutitë e votimit janë mbyllur në 17 shtete, përfshirë “shtetet e pasigurta” të Floridës, Pensilvanisë dhe Nju Hempshirit, të cilat së bashku kanë më shumë se 50 vota zgjedhore.

“Të pasigurta” janë ato shtete, ku sondazhet e opinionit kanë treguar një garë tejet të ngushtë ndërmjet Obamës dhe Romneyt.
XS
SM
MD
LG