Ndërlidhjet

Pakistan: Fisi e detyron familjen që ta martojë vajzën 6 vjeçare


Ilustrim
Ilustrim
Prindërit e një vazjë 6 vjeçare nga Lugina Swat në Pakistan thonë se autoritetet fisnore po i detyrojnë ata që ta martojnë vazjën e tyre, për ta zgjidhur një mosmarrëveshje familjare.

Kuvendi fisnor në fshatin Ashari vendosi që vajza Bibi Roza duhet të martohet me një anëtar të familjes rivale, në mënyrë që të zgjidhet mosmarrëveshja ndërmjet dy klaneve.

Prindërit janë ankuar në një gjykatë rajonale për ta rrëzuar poshtë vendimin, ndërsa policia lokale tani thotë se do të mundohet që ta bllokojë dasmën, e cila është caktuar të mbahet këtë të diel.

Praktika e këmbimit të grave dhe vajzave, për t’i qetësuar mosmarrëveshjet, është e zakonshme në këtë provincë të Pakistanit.

Por rastet e këmbimit të vajzave që janë kaq të reja në moshë janë shumë të rralla.
XS
SM
MD
LG