Ndërlidhjet

Fundoset një anije në Bangladesh, 23 shpëtojnë, 50 të zhdukur


Ilustrim
Ilustrim
Barkat e peshkimit kanë ndihmuar shpëtimin e 23 njerëzve, pasi një anije e mbingarkuar me emigrantë ilegalë u përmbysë sot në bregun e Bangladeshit.

Zyrtarët njoftuan se rreth 50 persona ende figurojnë të zhdukur.

Mbi 70 emigrantë ilegalë, shumica prej të cilëve myslimanë, raportohet se po udhëtonin me një anije të vogël për në Malajzi, kur anija u fundos në Bregun Teknaf të Bangladeshit, rreth 320 kilometra larg qytetit Dhaka.

Të mbijetuarit thanë se ata po udhëtonin për në Malajzi për të kërkuar punë, ka njoftuar një zyrtar i Rojes Bregdetare.
XS
SM
MD
LG