Ndërlidhjet

Dhjetëra ushtarë sirianë dezertojnë nga regjimi


Alepo, Siri
Alepo, Siri
Mediat turke raportojnë se 26 zyrtarë të ushtrisë siriane, përfshirë dy gjeneralë, kanë dezertuar në Turqi. Ky thuhet të jetë dezertimi më i madh nga regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, në disa muaj.

Agjencia Anadolu ka bërë të ditur se grupi prej 71 personash, që përfshijnë ushtarët dhe familjet e tyre, ka arritur në provincën Hatai të Turqisë, për të kërkuar strehim.

Turqia strehon mbi 110,000 refugjatë nga Siria, të cilët kanë lënë vendin për shkak të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve anti-regjim.

Revolta popullore në Siri ka nisur në mars të vitit të kaluar, ndërsa aktivistët thonë se mbi 35,000 njerëz kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG