Ndërlidhjet

Nga një shpërthim në Birmani, vdesin 25 njerëz


Ilustrim
Ilustrim

Një tren në Birmani, që po bartte benzinë, doli sot nga shinat duke shkaktuar një zjarr masiv, që la të vrarë 25 njerëz dhe duke lënduar rëndë edhe dhjetëra të tjerë.

Dy tanke të vendosura në tren u përmbysën gjatë aksidentit dhe fshatarët lokalë që po mundoheshin ta mblidhnin benzinën u dogjën pas shpërthimit të zjarrit, sipas informacioneve të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Informacionit.

Gjashtëdhjetë e dy njerëz u lënduan gjatë zjarrit, i cili shpërtheu në Kanbalu, në kufi me Indinë.
XS
SM
MD
LG