Ndërlidhjet

Opozita siriane afër bashkimit


Këshilli Kombëtar Sirian

Këshilli Kombëtar Sirian

Grupet opozitare siriane që po takohen në Doha raportohet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për të formuar një lidership unik.

Mbështetësit e opozitës siriane, përfshirë SHBA-në dhe Katarin, po i bëjnë presion opozitës që të bashkohet, duke argumentuar se kjo do të sigurojë njohjen ndërkombëtare të saj.

Këshilli Kombëtar Sirian raportohet se po e mban pezull marrëveshjen, nga frika se mund ta dobësojë pozitën nën ndonjë organizatë të re.

Konflikti në Siri po vazhdon tash 20 muaj, ndërsa raportohet se në luftimet mes forcave të presidentit Bashar al Asad dhe kryengritësve opozitarë kane vdekur 36 mijë nejrëz.
XS
SM
MD
LG