Ndërlidhjet

FOL shpalos 456 raste të shpërdorimit


Ilustrim
Ilustrim
Lëvizja “FOL” në raportin e fundit ‘Monitoruesi i Korrupsionit’, në të cilin përfshihen të gjitha aktivitetet e ndërmarra institucionale në luftë kundër korrupsionit për periudhën tre mujore korrik-shtator 2012, ka nxjerrë në pah se “institucionet kanë qenë passive në këtë periudhë në luftën kundër korrupsionit”.

Përgjatë periudhës raportuese gjykatat e rregullta komunale të Kosovës kanë zgjidhur gjithsej 30 lëndë: 15 në kuadër të Shpërdorimit të Pozitës Zyrtare, 4 në kategorinë Marrje e Ryshfetit dhe 11 në Dhënie të Ryshfetit”, thueht në rapoprt.

Në fund të periudhës raportuese kanë mbetur të pazgjidhura 183 lëndë: 118 në kategorinë Shpërdorim i Pozitës Zyrtare, 45 në kategorinë Marrje e Ryshfetit dhe 20 në Dhënie të Ryshfetit.

Gjatë këtij harku kohor, theksohet në raport, gjykatat kanë trashëguar gjithsej 173 lëndë ndërsa kanë marër 40 lëndë të reja.

Ndërkaq si lëndë në punë që janë në proces të shqyrtimit janë gjithsej 213: 133 në kategorinë Shpërdorim i Pozitës Zyrtare, 49 në Marrje të Ryshfetit dhe 31 në kategorinë Dhënie e Ryshfetit.

Në raport nxirren edhe të dhënat nga hetuesia e POlicisë së Kosovës, ndërsa theksohet se gjatë këtij tremujori Policia e Kosovës, ka konfiskuar 19 mijë e 700 euro, 980 mijë e 300 dollarë si dhe çeka në vlerë prej 2 milionë e 300 mijë eurosh.

FOL nga shifrat e nxjerra vjen në përfundim se aktualisht janë 456 raste të shpërdorimit të detyrës zyrtare.
XS
SM
MD
LG