Ndërlidhjet

Izraeli paralajmëron pëshkallëzim situate


Ushtarë izraelitë, foto nga arkivi
Ushtarë izraelitë, foto nga arkivi
Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak ka tërhequr vërejtjen kundër një përshkallëzimi të dhunës pas përleshjeve në mes të militantëve palestinezë dhe forcave izraelite, që lanë të vrarë 5 persona dh plagosën 30 të tjerë.

Ushtria izraelite tha se katër nga ushtarët e saj janë lënduar kur një patrullë e tyre është goditur me një sulm rakete nga militantët palestinezë.

Izraeli është kundërpërgjigjur duke gjuajtur me tanke në zonën lindore të qytetit të Gazës.

Mjekët palestinezë thanë se pesë civilë janë vrarë dhe 26 janë lënduar nga granatimet izraelite.

Raportet e pakonfirmuara të mediave thonë se pesë raketa janë gjuajtur në një zonë të pabanuar të Izraelit, pas të cilit veprim, Izraeli është kundërpërgjigjue me sulme ajrore në Gazë.

Kufiri i siguruar rëndë ka qenë dëshmitar i sulmeve në rritje të militantëve palestinezë, që kanë nxitur sulmet hakmarrëse të izraelitëve.
XS
SM
MD
LG