Ndërlidhjet

SHBA mbështet koalicionin e opozitës në Siri


Doha, Katar
Doha, Katar
Uashingtoni ka shprehur mbështetjen e tij për koalicionin e ri të opozitës në Siri.

Grupet që kundërshtojnë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë rënë dakord të dielën për t’u bashkuar, me qëllim rrëzimin e regjimit.

Grupi i ri, i cili do të quhet Koalicioni Kombëtar i Sirisë për Forcat Opozitare dhe Revolucionare, pason bisedimet disaditëshe në Doha të Katarit.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Tonner, ka uruar grupin opozitar, duke thënë se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me të.

Koalicioni kombëtar është dakorduar po ashtu që të formojë një qeveri të përkohshme, pasi të njihet ndërkombëtarisht.

Mbi 35,000 njerëz thuhet të kenë humbur jetën në përleshjet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve që kundërshtojnë regjimin e Assadit.
XS
SM
MD
LG