Ndërlidhjet

logo-print

Eurozona nuk i jep para shtesë Greqisë


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e financave të Eurozonës në takimin në Bruksel nuk u pajtuan që t’i japin më shumë të holla Greqisë, siç edhe pritej.

Eurozona dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ranë dakord mbi datën e synuar për të reduktuar borxhin e vendit, por huadhënësit ndërkombëtarë të Greqisë u pajtuan që t’i japin vendit edhe dy vjet më shumë, deri në vitin 2016, për të reformuar ekonominë e tij.

Në ditët e fundit, parlamenti grek ka miratuar masat më të ashpra shtrënguese dhe buxhetin e vështirë të vitit 2013. Huadhënësit ndërkombëtarë i kanë premtuar Greqisë një shumë prej 240 miliardë eurosh në kuadër të kredisë së shpëtimit.

Vendi ka marrë rreth 150 miliardë euro të këtyre kredive deri më tash, në shkëmbim për të bërë shkurtime të ashpra buxhetore dhe për të reformuar tregun e saj të punës dhe burokracinë.

Një e katërta e grekëve janë të papunë, ndërkaq vendi ka hyrë në vitin e gjashtë, që gjendet në recesion të thellë.
XS
SM
MD
LG