Ndërlidhjet

Shtyhet sërish gjykimi i Tymoshenkos


Mbeshtetes te Julia Timoshenkos mbajnë fotografinë e saj, Kijev, 12 nentor, 2012
Mbeshtetes te Julia Timoshenkos mbajnë fotografinë e saj, Kijev, 12 nentor, 2012
Një gjykatë në Kharkiv, në lindje të Ukrainës ka shtyrë sërish procesin gjyqësor mbi evazionin fiskal kundër ish kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko.

Tymoshenko, një rivale e hidhur e presidentit Viktor Yanukovych, tashmë është duke vuajtur një dënim shtatë-vjeçar në lidhje me një rast tjetër të shpërdorimit të detyrës zyrtare.

Autoritetet e burgut njoftuan se Tymoshenko ka kërkuar leje, që të mos paraqitet në
seancën e caktuar për sor, për shkak të shëndetit të dobët.

Gjyqtari Konstyantyn Sadovskyy e shtyu seancën deri më 23 nëntor.

Kjo është hera e dhjetë, që gjyqi është shtyrë, që nga muaji prill, për shkak të problemeve shëndetësore të Tymoshenkos.
XS
SM
MD
LG