Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mirëpritën sot formimin e koalicionit të ri sirian, por nuk i dhanë njohje të plotë.
Ministrat e Jashtëm të BE–së dhe Ligës Arabe u takuan sot në Kajro të Egjiptit për të diskutuar për krizën në Siri.
Disa grupe të opozitës siriane u pajtuan të dielën që të bashkoheshin për krijimin e Koalicionit Kombëtar të Sirisë për Forcat Opozitare dhe Revolucionare, të udhëhequr nga kleriku Ahmed Moaz al-Khatib.
Ai u bëri sot thirrje shteteve evropiane që ta njohin këtë koalicion si përfaqësuesin legjitim të njerëzve të Sirisë.
Ai gjithashtu u bëri thirrje fuqive perëndimore që t’i armatosin rebelët sirianë me “armë të specializuara”.
Sipas Ahmed Moaz al-Khatib, rebelët kanë nevojë të madhe për armatim, në mënyrë që ta “ndalin vuajtjen e sirianëve dhe gjakderdhjen në vend”.