Ndërlidhjet

logo-print

SHBA dhe Afganistani diskutojnë për praninë amerikane pas vitit 2014


Një ushtar amerikan në Afganistan

Një ushtar amerikan në Afganistan

Përfaqësues amerikanë dhe afganë kanë nisur sot në Kabul bisedime të rëndësishme lidhur me statusin e forcave amerikane që do të mbesin në Afganistan, pas tërheqjes së trupave të NATO-s në vitin 2014.

Bisedimet eventualisht do ta definojnë numrin e saktë dhe misionin e trupave amerikane në këtë vend.

Të dyja palët gjithashtu do të vendosin nëse ushtarët amerikanë në Afganistan do të kenë imunitet nga ndjekja penale, nën ligjin afgan.

Bazuar në një deklaratë të përbashkët, SHBA-ja nuk është duke kërkuar baza të përhershme ushtarake në Afganistan, apo ndonjë prani që mund të perceptohet si kërcënim për fqinjët e Afganistanit.

Bisedimet pritet që të zgjasin disa muaj.
XS
SM
MD
LG