Ndërlidhjet

logo-print

Qandil premton angazhim për sigurimin e një armëpushimi në Gaza


Kryeministri i Egjiptit, Hisham Qandil

Kryeministri i Egjiptit, Hisham Qandil

Kryeministri i Egjiptit ka premtuar se do t’i intensifikojë përpjekjet e Kajros për të siguruar një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza.

Gjatë vizitës së tij të shkurtër në territorin palestinez, Hisham Qandil ka kërkuar nga liderët botërorë që t’i japin fund asaj që ai e quajti “agresion” të Izrealit.

“Egjipti nuk do të hezitojë që t’i rrisë përpjekjet dhe të bëjë sakrifica në ndaljen e agresionit dhe arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm”, tha Qandili.

Para arritjes së Kandilit, Izraeli tha se do t’i ndalojë operacionet ushtarake kundër militantëve në territorin që sundohet nga Hamasi, gjatë kohës së vizitës së presidentit egjiptian.

Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se militantët po vazhdojnë të gjuajnë raketa në shtetin hebre, pavarësisht armëpushimit të Izraelit.

Burimet palestineze thonë se edhe sulmet e Izraelit janë duke vazhduar.

Aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë realizuar me qindra sulme në Gaza gjatë natës së shkuar. Ushtria izraelite filloi sot mbledhjen e rreth 16 mijë rezervistëve, në mesin e raporteve të një ofensive të mundshme tokësore.

Zyrtarët thonë se 18 palestinezë, përfshirë edhe fëmijë, janë vrarë që nga e mërkura. Tre izraelitë gjithashtu kanë vdekur nga një sulm i djeshëm raketor.
XS
SM
MD
LG