Ndërlidhjet

Jordanezët kërkojnë rrëzimin e Mbretit Abdullah


Pamje nga protesta e mbrëmshme në Amman
Pamje nga protesta e mbrëmshme në Amman
Mijëra jordanezë i kanë bërë thirrje Mbretit Abdullah që të japë dorëheqje, gjatë një tubimi në qendër të Amanit, ku protestuan kundër rritjes së çmimit të naftës.

Turma thërriste: “Poshtë Abdullah, poshtë” dhe “Njerëzit e duan rrëzimin e regjimit”. Policia i bllokoi protestuesit, të cilët ishin nisur në drejtim të pallatit mbretëror.

Protesta më të vogla pati edhe në pjesë të tjera të Jordanisë.

Të martën, qeveria lajmëroi një rritje prej 53 përqind të çmimit të gazit shtëpiak dhe 12 përqind rritje të çmimit të benzinës.
XS
SM
MD
LG