Ndërlidhjet

Liderët e Azisë nisin samitin në Kamboxhia


Foto arkivi
Foto arkivi
Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen, ka hapur sot samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Lindore, të përbërë nga dhjetë anëtarë të saj.

Të hënën, takimi do të zgjerohet në Samitin e Azisë Lindore, kur liderë të 18 vendeve, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do t’i bashkohen grupit.

Obama do të qëndrojë në Tajlandë, para se të arrijë në Kamboxhia.

Shoqatën e Kombeve të Azisë Lindore e përbëjnë: Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tajlanda, Brunei, Birmania, Kamboxhia, Laosi dhe Vietnami.

Samiti i Azisë Lindore përfshin liderët e këtyre dhjetë vendeve, si dhe të Australisë, Indisë, Kinës, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Rusisë, Japonisë dhe të Shteteve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, raportohet të jetë në rrugë për Kamboxhia.

Kryeministri i Kinës, Wen Jiabao, dhe ai i Indisë, Manmohan Singh, po ashtu pritet të ndjekin samitin.
XS
SM
MD
LG