Ndërlidhjet

Të burgosurit kurdë dalin nga greva e urisë


Turqi
Turqi
Qindra të burgosur kurdë në burgjet e Turqisë kanë përfunduar grevën e urisë për më shumë të drejta për kurdët.

Shumica nga ta kishin hyrë në grevë qysh në mes të shtatorit.

Shoqata Turke për të Drejtat e Njeriut tha se të burgosurit kanë përfunduar aksionin, pasi lideri i militantëve kurdë, Abdullah Ocalan, ka bërë thirrje për një gjë të tillë.

Vetë Ocalan ndodhet në burg qysh në vitin 1999. Turqia mban atë përgjegjës për vdekjen e më shumë se 40,000 personave, të cilët kanë pësuar nga fushata 30-vjeçare e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) për më shumë autonomi në Turqi.

PPK-ja cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG