Ndërlidhjet

logo-print

Mbahen në paraburgim dhe akuzohen për xhihad 4 amerikanë


Ilustrim

Ilustrim

FBI thotë se katër amerikanë janë akuzuar dhe po mbahen në paraburgim rreth një komploti për t’iu bashkuar talibanëve dhe Al-Qaedas, për ta kryer një “xhihad të dhunshëm”.

Në një deklaratë të lëshuar nga FBI thuhet se tre nga katër të akuzuarit kishin qenë të përfshirë në trajnime paraprake në qendrat e armëve të zjarrit në jug të Kalifornisë.

Akuzat përfshijnë “konspiracion për të vrarë, rrëmbyer, gjymtuar apo lënduar njerëz dhe dëmtuar prona në një vend të huaj”, si dhe për përfshirje në komplote për të vrarë ushtarë dhe qytetarë amerikanë.

Katër të dyshuarit, Ralph Deleon, Miguel Alejandro, Santana Vidriales, dhe Arifeen David Gojali, u arrestuan të premten, ndërsa dolën para një gjykate jashtë Los Angelos të hënën.

I akuzuari i pestë, Sohiel Omar, ndodhet në paraburgim në Afganistan.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen deri në 15 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG