Ndërlidhjet

Aktivistët thonë se do ta shpërfillin ligjin e ri rus


Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme Ruse arrestojnë një protestues opozitar (Gusht 2012)

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme Ruse arrestojnë një protestues opozitar (Gusht 2012)

Organizatat kryesore jo-qeveritare në Rusi thonë se do ta shpërfillin një ligj të ri, i cili i etiketon ato organizata si “agjentë të huaj”.

Ky ligj, i cili pritet të hyjë në fuqi të mërkurën, i obligon OJQ-të që marrin fonde të huaja dhe që janë të përfshira në aktivitetet politike që të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Aktivistët rusë thonë se ky ligj ka për qëllim diskreditimin e tyre dhe nga ana tjetër t’ia lehtësojë punën qeverisë për të ndërmarrë hapa kundër tyre.

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se këto masa janë të nevojshme për mbrojtjen e vendit nga ndërhyrjet e jashtme në çështjet politike të Rusisë.
XS
SM
MD
LG