Ndërlidhjet

Rusi: U lirua shkencëtari i dënuar për spiunim


Valentin Danilov
Valentin Danilov
Shkencëtari rus, Valentin Danilov, është liruar nga burgu, pasi i vuajti 8 nga 14 vjet burg, sa ishte dënuar lidhur me akuza se ka spiunuar për Kinën.

Pas lirimit me kusht nga burgu në qytetin siberian, Krasnojarsk, zoti Danilov, 66 vjeçar, tha se ai e konsideron vetveten të burgosur politik, pasi informacionet që i kishte dhënë nuk ishin sekrete.

Ai ishte dënuar gjatë mandatit të parë të presidentit Vladimir Putin.

Aktivistët për të drejtat e njeriut këtë rast e kanë parë si shembull të përdorimit të gjykatave nga ana e qeverisë së Rusisë kundër kundërshtarëve.

Zoti Danilov kishte pranuar se i kishte shitur një kompanie kineze informata për teknologjinë satelitore, por ka theksuar se informacionet mund të merreshin nga burimet publike.
XS
SM
MD
LG