Ndërlidhjet

Ashton takoi liderët gjeorgjianë


Ashton gjatë takimit me presidentin e Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili. Tbilisi, 26 nëntor 2012.

Ashton gjatë takimit me presidentin e Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili. Tbilisi, 26 nëntor 2012.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka qëndruar sot në Gjeorgji.

Ashton ka zhvilluar bisedime me presidentin Mikheil Saakashvili dhe kryeministrin Bidzina Ivanishvili.

Kjo ka qenë vizita e parë e Ashtonit në Tbilisi që prej zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, të cilat kanë sjellë në pushtet koalicionin e Ivanishvilit.

Kryediplomatja evropiane ka thënë se u ka bërë thirrje Saakashvilit dhe Ivanishvlit – të cilët përfaqësojnë forca rivale politike – që të vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në qeverisjen e mirë të Gjeorgjisë.

Ashton po ashtu ka theksuar se nuk duhet të ketë ndëshkime për rivalët politikë.

Ajo do të vazhdojë turneun në tre shtete të Azisë Qendrore.
XS
SM
MD
LG