Ndërlidhjet

logo-print

Philip Reeker e viziton Beogradin


Philip Reeker (majtas) dhe Hashim Thaçi në Prishtinë më 10 shtator 2012

Philip Reeker (majtas) dhe Hashim Thaçi në Prishtinë më 10 shtator 2012

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Philip Reeker, sot do të qëndroj në Beograd, me ç’rast pritet të takohet me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar qeveria e Serbisë.

Mëtutje, në njoftimin e shkurtër, theksohet se zoti Reeker dhe Daçiq do të takohen në mesditë, ndërsa pas takimit do të jepet një kumtesë.

Raportohet se herën e fundit, Philip Reeker, ishte në Beograd në fillim të muajit korrik, kur pat biseduar me Daçiqin, i cili atëherë ishte mandatar për formimin e qeverisë së Serbisë.

Më 10 shtator zoti Reeker e vizitoi Prishtinën dhe me këtë rast u takua edhe me kryeminsitrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG