Ndërlidhjet

Ramallah: U zhvarros trupi i Yasser Arafatit


Fotografi nga tetori i vitit 2004, në të cilën shihet Yasser Arafati i rrethuar nga mjekët arabë
Fotografi nga tetori i vitit 2004, në të cilën shihet Yasser Arafati i rrethuar nga mjekët arabë
Radioja zyrtare palestineze ka raportuar se trupi i pajetë i ish liderit palestinez, Yasser Arafat, është zhvarrosur sot në mëngjes, si pjesë e procesit të hetimeve lidhur me akuzat se ai ishte helmuar.

Gjyqtarët francezë e kishin hapur hetimin në muajin gusht të këtij viti, për vdekjen e Yasser Arafatit, në Paris në vitin 2004, pasi një institut zviceran tha se kishte zbuluar nivel të lartë të poloniumit radioaktiv në rrobat e tij.

Ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë nga Zvicra, Franca dhe Rusia, do të marrin mostra nga trupi i Arafatit, për të analizuar se a mund të gjenden gjurmët e helmimit.

Kufoma do të varroset sot më vonë gjatë ditës me nderime të plota ushtarake.

Shumë në botën arabe besojnë se Yasser Arafati, simboli i luftës për pavarësi të palestinezëve për katër dekada, ishte vrarë nga Izraeli.

Izraeli fuqismisht i ka hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG