Ndërlidhjet

logo-print

Obama kërkon qetësi në Egjipt


Protestë e gazetarëve kundër presidentit Morsi në Kajro

Protestë e gazetarëve kundër presidentit Morsi në Kajro

Pas pakënaqësive të shprehura me demonstra në qytete të ndryshme të Egjiptit, për shkak të një dekreti të presidentit Muhammad Morsi, me të cilin ai i zgjeron autorizimet e tij, ka reaguar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Ai ka bërë thirrje për qetësi, duke kërkuar nga të dy palët që mospajtimet të zgjidhen në mënyrë paqësore.

Mbrëmë vonë, presidenti Muhammed Morsi, u ka thënë gjyqtarëve kryesorë në Egjipt se dekreti i tij ishte në linjë me të drejtat e tij për të siguruar zgjerim të autoriteteve të tij.

Ky dekret, që disa e kanë cilësuar si “diktatorial”, ka nxitur demonstrata si nga kundërshtarët e presidentit, poashtu edhe nga mbështetësit e tij.

Me qëllim të uljes së tensioneve, partia e zotit Morsi e ka anuluar një tubim të paraparë për sot në kryeqytetin Kajro, në mbështetje të presidentit.

Morsi ka thënë se do ta shfuqizoj dekretin e tij pasi të hartohet propozim teksti i Kushtetutës së re dhe pasi të mbahen zgjedhjet parlamentare.
XS
SM
MD
LG