Ndërlidhjet

I pritet koka edhe një vajze në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Policia e Afganistanit ka arrestuar dy persona, të dyshuar për prerjen e kokës së një vajze 14-vjeçare.

Burimet zyrtare i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se trupi i vajzës është gjetur të martën në qarkun Imam Sahib, të provincës Konduz.

Sipas tyre, dy të dyshuarit u kanë kërkuar prindërve të vajzës ta martojnë atë, por vajza dhe prindërit kanë refuzuar.

Muajin e kaluar, një vajze 20-vjeçe në provincën Herat i është prerë koka, pasi ka refuzuar të punojë si prostitutë.

Katër të dyshuar, përfshirë burrin dhe vjehrrit e viktimës, janë arrestuar në lidhje me atë vrasje.
XS
SM
MD
LG