Ndërlidhjet

logo-print

Serbëve të veriut do t’iu dorëzohet protokolli për IBM-në


Beograd

Beograd

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe kryeministri Ivica Daçiq kanë thënë se deri më 4 dhjetor do t’iu dorëzojnë serbëve të veriut të Kosovës protokollin e Marrëveshjes me Prishtinën për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Gjatë takimit në Beograd me përfaqësuesit ilegjitimë të serbëve të veriut, Nikolliq ka thënë se Serbia nuk do të njohë kurrë “shpalljen e njëansme të pavarësisë së Kosovës”.

Daçiq, në anën tjetër, ka njoftuar përfaqësuesit serbë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani me Prishtinën.

Kryetari ilegal i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, ka thënë se serbët e Kosovës nuk mund të pranojnë zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), nëse “ajo nënkupton vendosjen e kufirit me Serbinë qendrore”.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen në fjalë në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur.
XS
SM
MD
LG