Ndërlidhjet

Shqipëri: Projektligj për pajisje me shtetësi shqiptare

  • RFE /RL

Shqipëri...

Shqipëri...

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, do të bëjë gati projektligjin "për pajisjen me shtetësinë shqiptare pa kushte", të të gjithë shqiptarëve kudo ata jetojnë.

Siç tha kryeministri shqiptar, Sali Berisha, "ky ligj do të parashikojë një standard ndryshe për Kosovën për shkak të konsolidimit të këtij shteti, por edhe për faktin se pas këtij ligji nuk fshihet asnjë interes për ndryshim kufijsh".

Hollësitë e projektligjit nuk janë bërë publike ende dhe puna rreth tij pritet të nis së shpejti, njofton korrespondentja jonë në Tiranë.

Kryeministri tha se ligji nuk ka asnjë interes elektoral, ndaj dhe njoftoi se ai do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të pergjithshme të vitit 2013.

Berisha kërkoi mirëkuptimin e opozitës për miratimin në parlament të këtij ligji.

Kjo vendimarrje, siç tha kryeministri, "ndodh në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe i shërben çlirimit të rajonit nga albanofobia që s’mund të ndodhë ndryshe, veçse prej bashkimit te shqiptareve".

Këtë deklaratë kryeministri e bëri nga Vlora, ku drejtoi mbledhjen e qeverisë në një datë që përkon me mbledhjen e parë të qeverisë së Ismail Qemalit, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.(a.v.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG