Ndërlidhjet

Jahjaga dënon dhunën në kufirin Kosovë - Serbi


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka "dënuar ashpër dhunën dhe dëmtimin e objekteve në vendkalimin kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në Jarinjë, nga një grup i qytetarëve të dhunshëm serbë".

Në një komunikatë për mediat, zonja Jahjaga citohet të ketë thënë se "dëmtimi i objekteve kufitare dhe dhuna e ushtruar nga grupe të caktuara, që e pengojnë vendosjen e rendit dhe ligjit, është e papranueshme dhe nuk i kontribuon normalizimit të situatës në komunat në veri të Kosovës".

Presidentja Jahjaga madje vlerëson se "kjo dhunë çon drejt përshkallëzimit të situatës dhe dëmton përpjekjet e institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare për të vendosur rendin dhe ligjin dhe për të garantuar një jetë normale për qytetarët që jetojnë atje".

Nëpërmjet kësaj komunikate, Jahjaga i ka bërë thirrje edhe një herë "Republikës së Serbisë që të shuajë strukturat ilegale në komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës, të cilat po e mbajnë peng jetën e qytetarëve atje".
XS
SM
MD
LG