Ndërlidhjet

Ndërpret grevën pas 49 ditësh avokatja iraniane


Nasrin Sotoudeh, foto nga arkivi
Nasrin Sotoudeh, foto nga arkivi
Avokatja e shquar iraniane Nasrin Sotoudeh, ka përfunduar grevën e urisë pas 49 ditësh, ka shkruar në facebook, bashkëshorti i saj Reza Khandan.

Sotoudeh ka ndaluar së ngrëni më 17 tetor, në shenjë proteste ndaj presionin që i është bërë familjes së saj, duke përfshirë një ndalim udhëtimi për vajzën 12-vjeçare të saj.

Khandan shkruajti sot se Sotoudeh ka ndalur grevën e urisë, pasi autoritetet hoqën ndalesën për vajzën e saj.

Sotoudeh, fituese e Çmimit Saharov për Liri në vitin 2012, është duke vuajtur një dënim gjashtë-vjeçar nën akuzën se ka vepruar kundër sigurisë kombëtare dhe për përhapje të propagandës.

Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut e e OKB-së, Navi Pillay kërkoi të martën nga Iranin që ta lirojë Sotoudehin, gjendja shëndetësore e së cilës, thuhet se është përkeqësuar si pasojë e grevës së saj të urisë.

Javën e kaluar Shtetet e Bashkuara gjithashtu i bënë thirrje Iranit që ta lirojë menjëherë 49-vjeçaren, Nasrin Sotoudeh.
XS
SM
MD
LG