Ndërlidhjet

Netanyahu: Hamasi e do shkatërrimin e Izraelit


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se komentet e liderit të Hamasit, Khaled Meshaal tregojnë se grupi dëshiron ta shkatërrojë Izraelin.

“Edhe njëherë na është treguar fytyra e vërtetë e armikut tonë. Nuk ka kurrfarë qëllimi për të bërë kompromis me ne. Ata dëshirojnë të na shkatërrojnë, por, është e qartë se nuk do t'ia dalin mbanë”, ka thënë Netanyahu në mbledhjen e qeverisë.

Meshaal ka thënë gjatë shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Hamasit në Gazë se do të vazhdojë luftën kundër Izraelit.

“Nuk heqim dorë nga asnjë pëllëmbë e Palestinës, e cila do të mbetet islamike dhe arabe edhe për ne edhe për të tjerët ka thënë Meshaal, gjatë vizitës pas 50 vjetësh në territoret palestineze.
XS
SM
MD
LG