Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Armata ta mbajë sigurinë gjatë referendumit


Protestat e opozitës kundër presidentit Morsi në Kajro

Protestat e opozitës kundër presidentit Morsi në Kajro

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, e ka urdhëruar armatën që t’i “mbrojë institucionet qeveritare” para 15 dhjetorit, kur mbahet referendumi për kushtetutën e re të këtij vendi.

Urdhëri i djeshëm i jep autoritet ushtrisë që t’i arrestoj civilët dhe urdhëron që ushtria të bashkëpunoj me policinë për “ruajtjen e rendit publik”.

Kjo masë u bë derisa priten më tepër protesta masive të opozitës për nesër.

Opozita thotë se kushteta e re, që ishte hartuar nga islamistët aleatë të Morsit, dështon t’i mbrojë liritë fundamentale dhe se referendumi vetëm do t’i thelloj ndarjet.

Me qëllim të uljes së tensioneve, Morsi e ka anuluar dekretin e muajit të kaluar, i cili i jepte atij autoritet pothuajse të pakufizuar, por ka thënë se referendumi do të mbahet ashtu siç është planifikuar.
XS
SM
MD
LG