Ndërlidhjet

Irani mbyll konsullatën në Herat


Flamur iranian
Flamur iranian
Irani thuhet se ka mbyllur konsullatën e tij në qytetin perëndimor të Heratit në Afganistan, pasi protestuesit sulmuan ndërtesën.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA citoi një burim të Ministrisë së Jashtme të martën, të ketë thënë se konsullata do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm dhe se Teherani i ka dërguar një notë proteste zyrtarëve afganë.

Demonstruesit u përpoqën të sulmonin konsullatën të dielën për të protestuar kundër vrasjes së supozuar të emigrantëve afganë nga forcat e sigurisë iraniane.

Turma thuhet se hodhi gurë dhe theu dritaret e misionit para se forcat e sigurisë t’i zmbrapsin ata.
XS
SM
MD
LG