Ndërlidhjet

Ukrainë: Pas rrahjes së deputetëve, seanca pezullohet


Pamje nga rrahja e deputetëve në Parlamentin e Ukrainës
Pamje nga rrahja e deputetëve në Parlamentin e Ukrainës
Seanca e djeshme e Parlamentit të ri të Ukrainës është pezulluar pas rrahjes në mes të deputetëve opozitarë dhe atyre të partisë në qeveri.

Rrahja filloi pasi deputetët e opozitës u përpoqën ta bllokojnë votimin e Partisë së Rajoneve në qeveri për kryesues të parlamentit.

Seanca u pezullua për sot më vonë gjatë ditës.

Partia e Rajoneve e presidentit Viktor Janukoviq, në zgjedhjet e fundit më 28 tetor, i ka humbur disa vende deputetësh, por megjithatë mbetet partia më e madhe në Parlamentin e Ukrainës.

Në mesin e partive opozitare është edhe partia Mëmëdheu e ish kryeministres së burgosur, Yulia Timoshenko, dhe partia UDAR, që udhëhiqet nga kampioni botëror i boksit, Vitaly Klitschko.

Parti opozitare është edhe ajo e nacionalistëve të së djathtës ekstreme, Svoboda.
XS
SM
MD
LG