Organizata Human Rights Watch thotë se shoqëria civile në Iran ka qenë subjekt i një “fushate të shtypjes” që nga rizgjedhja e kontestuar e presidentit Mahmud Ahmadinejad, në vitin 2009.
Në një raport të lëshuar sot, HRW thotë se opozita politike, aktivistët për të drejta dhe gazetarët kanë qenë vazhdimisht në shënjestër.
“Aktivistët u janë nënshtruar vrasjeve jashtëgjyqësore, torturave, arrestimeve arbitrare dhe shkeljeve të të drejtave për tubim dhe shprehje”, thuhet në raportin e HRW-së.
Organizata citon po ashtu shifrat e Kombeve të Bashkuara, të cilat flasin për rritje të numrit të iranianëve që kërkojnë azil.
HRW thotë se rreth 11,500 iranianë kanë kërkuar azil në vitin 2009, ndërsa numri i tyre është rritur në 18,000 më 2011.
Organizata i bën thirrje rajonit kurd në Irak dhe Turqisë – dy destinacionet më popullore për azilkërkuesit iranianë – që sa më shpejt të procedojnë me ankesat e azilit.