Ndërlidhjet

Rusia thotë se s’ka ndryshuar politikën ndaj Sirisë


Ilustrim
Ilustrim
Rusia ka mohuar se njëri nga diplomatët e saj të lartë ka thënë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, po humb kontrollin ndaj vendit të tij.

Mikhail Bogdanov, zëvendësministër i Jashtëm dhe i dërguar special i Kremlinit për çështjet e Lindjes së Mesme, është cituar të ketë thënë se kundërshtarët e Assadit mund të fitojnë konfliktin mbi 20 muaj të gjatë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Rusia “më në fund ëzhtë zgjuar dhe ka pranuar se ditët e regjimit janë të numëruara”.

Lideri politik i rebelëve sirianë, Mouaz al-Khatib, ka thënë se Rusia ka mbështetur një kauzë të humbur.

Por, Ministria e Jashtme ruse ka thënë se Bogdanov ka cituar qëndrimin e opozitës siriane në një fjalim, duke këmbëngulur se Moska nuk ka ndryshuar politikën ndaj Sirisë.

Rusia ka bllokuar përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të bërë presion ndaj Assadit dhe për të furnizuar rebelët me armë.

Regjimi ka shtypur me dhunë revoltën kundër tij. Aktivistët thonë se mbi 40,000 njerëz, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG