Ndërlidhjet

Arrestohen disa liderë të opozitës ruse


Moskë, 15 dhjetor 2012.
Moskë, 15 dhjetor 2012.
Liderët e opozitës ruse: Seregi Udaltsov, Ksenia Sobchak dhe Ilya Yashin janë arrestuar në qendër të Moskës, derisa kanë bërë përpjekje të vendosin lule në një monument të viktimave të epokës sovjetike.

Ndërkaq, dy liderët tjerë, Aleksei Navalny dhe Boris Nemtsov, janë në vendin e protestave.

Opozita ka bërë thirrje për marshe paqësore sot në Moskë, për të protestuar kundër qeverisë së presidentit Vladimir Putin.

Protesta nuk e ka marrë lejen e autoriteteve të kryeqytetit.
XS
SM
MD
LG