Ndërlidhjet

Islamikët e Egjiptit thonë se kanë fituar shumicën


Votimet në referendumin kushtetues në Egjipt.
Votimet në referendumin kushtetues në Egjipt.
Aleatët islamikë të presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, thonë se shumica e votuesve në referendumin e së shtunës, kanë mbështetur draftin e ri të kushtetutës.

Drafti, të cilin e mbështesin islamikët dhe Morsi, ka nxitur përçarje në vend.

Kundërshtarët thonë se ai shkel disa të drejta themelore të minoriteteve.

Në njoftimin që ka publikuar në Twitter, Vëllazëria Myslimane pohon se 57 për qind e votuesve kanë votuar pro draftit të ri të kushtetutës, ndërsa 43 për qind kanë qenë kundër.

Pjesëmarrja në votimet e së shtunës ka qenë e lartë. Raundi i dytë i votimeve në zonat e mbetura do të zhvillohet të shtunën e ardhshme.

Rezultatet zyrtare nuk priten derisa të përfundojë i tërë procesi.
XS
SM
MD
LG