Ndërlidhjet

Siri: 174 persona të vrarë në 24 orë


Siri

Siri

Të paktën 174 persona kanë humbur jetën nga sulmet e forcave qeveritare në Siri, vetëm në 24 orët e fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Në kumtesën e tij thuhet se viktimat përfshijnë 20 fëmijë dhe 6 gra.

Po sipas këtij njoftimi, shumica e viktimave janë regjistruar në Damask, por edhe në Alepo, Hama, Idlib, Homs dhe zona të tjera.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se është alarmuar me përshkallëzimin dramatik të dhunës.

Në një deklaratë me shkrim, Ban ka thënë se ka raporte për vrasje masive të civilëve në fshatin Aqrab, afër qytetit Hama, dhe dyshime për shkrepje të raketave me rreze të gjatë veprimi në disa hapësira.

Regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka shtypur me dhunë kundërshtarët që bëjnë thirrje për reforma demokratike.

Konflikti ka nisur qysh në mars të vitit të kaluar, ndërsa aktivistët flasin për më shumë se 40,000 njerëz të vrarë në trazira.
XS
SM
MD
LG