Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje prokurori i përgjithshëm i Egjiptit


Talaat Ibrahim Abdullah

Talaat Ibrahim Abdullah

Prokurori i ri i përgjithshëm i Egjiptit ka dhënë dorëheqje.

Prokurori Talaat Ibrahim ka paraqitur dorëheqjen e tij në më pak se një muaj pas emërimit nga presidenti, Muhamed Morsi.

Gjatë ditës së hënë, qindra prokurorë kanë protestuar jashtë zyrës së Ibrahimit në Kairo duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Anëtarët e gjyqësorit e kanë denoncuar Morsin për shkarkimin e prokurorit të mëhershëm, një figurë nga regjimi I Mubarakut dhe emërimin e Ibrahimit e kanë quajtur si sulm ndaj pavarësisë së tyre.

Dorëheqja e Ibrahimit do të shqyrtohet nga Këshilli Suprem Gjyqësor të shtunën e ardhshme.

Opozita egjiptiane ndërkohë, po planifikojnë një protestë masive gjatë ditës së martë, në lidhje me shkeljet, që janë janë bërë gjatë referenudmit për project-kushtetutën e re.

Raundi i dytë i votimit do të vazhdojë gjatë kësaj të shtune. Vëllazëria Myslimane pro-presidenciale ka thënë se shumica e votuesve mbështetën kushtetutën në raundin e parë.
XS
SM
MD
LG