Ndërlidhjet

Talabani niset në Gjermani për trajtim mjekësor


Presidenti irakian, Jalal Talabani

Presidenti irakian, Jalal Talabani

Presidenti irakian Jalal Talabani ka udhëtuar në Gjermani për një trajtim mjekësor, ka thënë zyra e tij, pasi që gjatë kësja jave ai pësoi në sulm, njofton DPA.

Talabani është larguar nga spitali në Bagdad pas përmirësimit të gjendjes së tij, është thënë në një deklaratë të zyrës së presidentit.

Raporte të pakonfirmuara të mediave thanë të martën se 79 vjeçari ka rënë në koma pas një sulmi.

Talabani, që i përket komunitetit kurd, ka luajtur një rol qenësor në ndërmjetësimin në mes të qeverisë federale në Bagdad dhe rajonit autonom kurd në lidhje me zonat kontestuese.
XS
SM
MD
LG