Ndërlidhjet

Malala kërkon që shkolla të mos ketë emrin e saj


Aktivistja pakistaneze, Malala Yousafzai.
Aktivistja pakistaneze, Malala Yousafzai.
Aktivistja adoleshente e Pakistanit, Malala Yousafzai, ka kërkuar nga autoritetet në veriperëndim të vendit që të ndryshojnë emrin e një kolegji të vajzave, të riemëruar sipas saj.

Ajo i ka bërë kërkesën administratorit civil të qarkut Suat, Kamran Rehman.

Shkolla ka marrë emrin e Malalas, pasi kjo e fundit është plagosur nga një taliban në muajin tetor.

Edhe studentët e kolegjit kanë nisur protestat më 12 dhjetor për të kërkuar nga qeveria që të revokojë riemërimin.

Studentët druajnë se riemërimi do ta bëjë institucionin e tyre shënjestër për ekstremistët talibanë.

Malala, 15 vjeçe, po trajtohet në një spital të Britanisë.

Ajo është bërë e njohur më 2009, kur ka shkruar një blog për shërbimin Urdu të BBC-së, në lidhje me mizoritë e talibanëve në Suat.
XS
SM
MD
LG